Në Ferma VIP, marrëdhënia mes Indrit dhe Vanesës ka marrë vëmendje të madhe pas një bisede të tensionuar mes tyre.
Indri, i cili jashtë formatit është i divorcuar dhe baba i një djali, ndërsa Vanesa, këngëtare, kishte deklaruar se kishte një lidhje jashtë kur hyri në fermë, u afruan shumë gjatë qëndrimit të tyre në program.
Dyshja kishte shfaqur pëlqim për njëri-tjetrin dhe afrimiteti mes tyre ishte bërë i dukshëm, deri në pikën që Vanesa gjatë një Prime-i tha se i kishte dhënë fund lidhjes së saj jashtë.
Megjithatë, situata ndryshoi kur Indri e ftoi për një bisedë private, e cila nuk shkoi mirë për të.
Pasi u ulën për të folur, Vanesa e pyeti: “Ç’do na thuash?” Indri iu përgjigj: “Unë thjesht shkova, fola, mora ndihmën për të cilën kisha nevojë.
Unë kam nevojë për një periudhë ‘step back’ (një hap prapa), kjo nuk diskutohet, sepse jam në fazë kaq konfuze dhe rrezikoj të flas gjëra që s’i mendoj ose që s’i ndiej, të bëj gabime, por duke mos qenë i pastër (në mendje), nuk mundem t’ia lejoj as vetes as ty këtë gjë, kështu që kam nevojë për një periudhë ‘step back’”.
Vanesa reagoi duke thënë: “Do të thotë çfarë?
Jemi miq”.
Indri u përgjigj: “Friendzone” (zonë miqësie, miq).
Vanesa shtoi: “Jemi miq.
Ne jemi miq.
Në rregull”.
