Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan.
Përmes një postimi në Facebook, Konjufca tha se në këtë takim u ritheksua përkushtimi i Turqisë për të qëndruar afër rajonit dhe për të vazhduar mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor.
Gjatë takimit, u diskutua edhe për zhvillimet e fundit dhe ndryshimet gjeopolitike në rajon dhe më gjerë.





