Një grup prej pesëmbëdhjetë personash të dëbuar nga ShBA-ja, të cilët pretendojnë se janë nga Amerika e Jugut, kanë arritur në Republikën Demokratike të Kongos.
Autoritetet në Kinshasa kanë deklaruar se qëndrimi i tyre do të jetë i përkohshëm, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara po financojnë kujdesin e tyre.
ShBA-ja ka dërguar të dëbuarit në disa vende tjera afrikane, duke përfshirë Ganën, Sudanin e Jugut dhe Eswatini-n, si pjesë e masave të ashpra kundër imigracionit.





