Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka reaguar me një tekst emocionues pas vdekjes tragjike të vlogerit Laurent Krasniqi.
Ajo është në mesin e figurave të shumta publike që kanë reaguar të prekur nga humbja e parakohshme e TikTokerit.
Përmes një postimi të fundit, Xhuli ka bërë të ditur se fizikisht nuk do të jetë e pranishme në varrimin e të ndjerit, por do të jetë aty me zemër.
Arsyeja është se ajo ndodhet në pritje të ëmbël dhe së shpejti pritet të sjellë në jetë binjakët e saj. ‘Dikush sot më nuk është gjallë, e dikush pret me ardhë në jetë një jetë e re.
Kështu qenka jeta, as mos u gëzo shumë, as mos u hidhëro shumë.
Sot, me zemër, jam në varrimin e Laurentit’, ka shkruar Xhuli.
Ndërkohë, Laurent Krasniqi u nda tragjikisht nga jeta pas një aksidenti mbrëmë në Llukar të Prishtinës.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





