Spitali i Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, ka bërë një njoftim lidhur me vrasjen e të riut, Rexhë Brahimaj.
Sipas njoftimit zyrtar, viktima është sjellë në spital rreth orës 02:35, pa shenja jete.
Ekipi mjekësor në Emergjencë ka tentuar masat reanimatore, por pa sukses.
Vdekja është konstatuar në orën 03:10 nga mjeku kujdestar.
Autoritetet e policisë dhe prokuroria janë duke hetuar rastin.
Shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit.
I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa është ndaluar për 48 orë.
Prokuroria planifikon të kërkojë masën e paraburgimit për të akuzuarin e vrasjes në Gjakovë.





