Në orët e para të mëngjesit të së martës, një rast i rëndë u shënua në Gjakovë.
I riu Rexhë Brahimaj humbi jetën pas plagëve të marra nga thika, ndërsa i dyshuari, Q.S., u vetëdorëzua në polici pas disa orësh.
Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Kosova Today”, shprehet se në këtë qytet ka një problem serioz me sigurinë, veçanërisht në klubet e natës.
Ai bën thirrje për kontrolle më të rrepta për të parandaluar ngjarje të tilla tragjike.





