Ministri Xhelal Sveçla shtyn seancën në Gjykatën Themelore për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend

Me kërkesë të ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shtyrë seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Sveçla ngarkohet për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga zyra e gjykatësit të rastit Sabit Sadikaj, ku u tha se Sveçla kërkoi shtyrjen e seancës për shkak se gjendet në një udhëtim jashtë vendit.

Në këto rrethana, seanca u shty për një ditë tjetër.


- Advertisement -

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mungoi në seancën e 16 janarit 2026, duke njoftuar me e-mail se gjendet jashtë vendit, andaj Gjykata vendosi të veçojë procedurën penale ndaj tij.

Në seancën e 10 prillit 2026, Sveçla u deklarua i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 6 qershor 2024 ka konfirmuar aktakuzën Sveçlës, Millakut, Zybës dhe Pacolli-Dalipit, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në mars të 2018-ës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *