Vlora Çitaku: Vendimi gjyqësor në Hagë do të bazohet në faktet dhe provat e paraqitura

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

E ftuar në Klan Kosova, Çitaku ka shprehur besimin e saj se vendimi i gjykatës do të bazohet në faktet dhe provat e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.

Ajo ka theksuar se, sipas saj, për të kuptuar sa e pabazë është aktakuza nuk është e nevojshme të jesh ekspert i fushës juridike. “Unë po dua të besoj që vendimi do të merret bazuar në faktet që janë ofruar në sallën e gjyqit dhe nuk duhet të jesh ekspert i ligjit për ta kuptuar se sa e pabazë është aktakuza e ngritur nga Prokuroria”, ka deklaruar Çitaku.


- Advertisement -

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *