Vizita e Agjutantit të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare të Ajovës në Forcën e Sigurisë së Kosovës

Agjutanti i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës (GKA), Gjeneral Major Stephen Osborn ka përfunduar vizitën disaditore në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, fillimisht, ai u prit në takim nga Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ku u diskutua mbi bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror ndërmjet FSK-së dhe GKA-së.

Në vazhdën e agjendës, Gjeneral Osborn vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku u njoftua me zhvillimet kryesore në ngritjen e kapaciteteve operacionale, aktivitetet trajnuese, duke u fokusuar në linjat kryesore të përpjekjes si pjesë e planifikimit të përbashkët.


- Advertisement -

Gjithashtu, ai vizitoi edhe Gardën Kombëtare (GK), ku iu prezantua zhvillimi dhe kapacitetet specialistike, sfidat aktuale dhe objektivat zhvillimore të kësaj komande për të ardhmen.

Në këtë rast, u diskutua edhe mundësia e zgjerimit të bashkëpunimit në aktivitete të përbashkëta në fushat ku Garda Kombëtare është e specializuar.

Osborn falënderoi komandantin e ushtrisë së Kosovës për pritjen dhe vlerësoi lartë progresin e FSK-së, duke rikonfirmuar mbështetjen për avancimin e mëtejmë të kapaciteteve operacionale në përmbushje të misionit kushtetues dhe ligjor të forcës.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *