Reagimet pas finales së Big Brother VIP Albania 5: Pyetja e Monikës që tronditi çiftin Mateo dhe Brikena

Në Post Big Brother VIP Albania 5, ku u komentuan ngjarjet pas finales dhe momentet më të forta të edicionit, nuk munguan as situatat pikante në studio.

Opinionistja e këtij sezoni, Monika Kryemadhi, shkaktoi reagime kur i drejtoi një pyetje mjaft provokuese dhe intime finalistit Mateo dhe partneres së tij, Brikenës. ‘Po pas daljes nga shtëpia, a bëtë dashuri?’, ishte pyetja e drejtpërdrejtë e Monikës, e cila e surprizoi jo vetëm çiftin, por edhe studion.

Menjëherë reagoi prezantuesi Ledion Liço, i cili e ndërpreu duke thënë: ‘O Monika, po çfarë i ke këto pyetje, këto pyetje janë shumë intime’.


- Advertisement -

Megjithatë, Mateo nuk hezitoi të përgjigjej, duke e kthyer situatën në humor me një deklaratë që mori vëmendje: ‘O Monika, unë dhe Brikena bëjmë dashuri sa herë shihemi me sy’, u shpreh ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *