Kryetari i mëparshëm i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muhamed Sejdini, është arrestuar të enjten për dyshime të shpërdorimit të 700 mijë eurove nga UEFA për ndërtimin e një tribune në stadiumin e Ohrit.
Autoritetet e policisë dhe prokuroria e Shkupit kanë ndërmarë këtë veprim pas dyshimeve të përvetësimit dhe keqpërdorimit të fondeve.
Sejdini ka qenë në krye të FFM-së që nga viti 2018 dhe ka kontribuar në kualifikimin e Maqedonisë së Veriut në Euro 2020, por mandati i tij përfundoi në vitin 2024.





