Vatrat e zjarrit aktive në Shqipëri: Situata nga AKMC

Katër vatra zjarri mbeten ende aktive në Shqipëri, ndërsa situata menaxhohet në mënyrë të pandërprerë nga strukturat e emergjencave.

Sipas të dhënave operative të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), të përditësuara mbrëmjen e së mërkurës, në shkallë vendi janë raportuar gjithsej 20 vatra, nga të cilat 3 janë nën mbikëqyrje dhe 3 janë shuar plotësisht.

Për menaxhimin e situatës dhe izolimin e flakëve janë angazhuar në terren 183 forca operacionale dhe 21 automjete zjarrfikëse.


- Advertisement -

Operacioni mbështetet gjithashtu nga 80 pjesëtarë të Forcave të Armatosura dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive dhe operacionet në terren: Dajt–Qafë Priskë, Lundre (Mat), Vajkal (Bulqizë), Mallunxë (Mat), Iballë e Fushë-Arrëzit, Qafa e Lugut–Vithkuq, malin e Qukësit, Podgorc, Psar dhe Therepel (Skrapar).

AKMC është në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë në kohë, me prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe pasurisë publike e private.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *