Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj atyre që, sipas tij, po kërkojnë shkuarjen e vendit në zgjedhje të reja.
Abdixhiku tha se nëse partitë duan zgjedhje, duhet të përballen me qytetarët dhe të garojnë me kandidatët e tyre. “Dilni bre, pyetni qytetarët a po duan zgjedhje.
Edhe çka pas zgjedhjeve?
A prisni të ketë president? prapë keni me u ul me të njëjtin njeri.
Shkoni në zgjedhje, urdhëroni, garoni me kë të doni”, tha Abdixhiku.
Ai tha se kishte ofruar një mundësi përmes një kandidati konsensual, ndërsa paralajmëroi se përgjegjësia për pasojat e zgjedhjeve do t’u mbetet atyre që i kërkojnë ato. “Unë e pata një mundësi, ja dhashë një kandidat.
E nëse po dojnë me shku në zgjedhje, populli ka me i dënu.
E kam detyrë mos me çu vendin në këtë situatë”, u shpreh Abdixhiku.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





