Tymi i duhanit mbetet ende i pranishëm në shumë ambiente të mbyllura në Kosovë, edhe pse ligji e ndalon qartë.
Mungesa e kontrolleve dhe inspektimeve ka bërë që ligji për duhanin të mos respektohet.
Qytetarët thonë se kjo tashmë u është bërë përditshmëri.
Një vizitor nga Franca, është i befasuar me këtë realitet, pasi në vendin prej nga vjen rregullat zbatohen me përpikëri dhe shkeljet ndëshkohen rreptë.





