Nis finalja e madhe e Big Brother VIP Albania 5, duke shënuar kulmin e një rrugëtimi të gjatë dhe plot ngjarje brenda shtëpisë më të famshme në vend.
Pas javësh të mbushura me sfida, debate dhe emocione të forta, katër finalistët Selin, Miri, Mateo dhe Rogerti kanë arritur deri në këtë pikë vendimtare, ku vetëm njëri prej tyre do të shpallet fitues.
Mbrëmja u hap në mënyrë spektakolare me performanca të veçanta nga ish-banorët e këtij edicioni, duke sjellë një atmosferë festive dhe të mbushur me nostalgji për momentet më të forta të sezonit.
Mbrëmja finale pritet të sjellë momente spektakolare, surpriza të shumta dhe emocione, teksa publiku dhe fansat ndjekin me interes çdo zhvillim të fundit të këtij edicioni.
Me një rrugëtim që ka reflektuar histori personale, lojë strategjike dhe lidhje të forta mes banorëve, kjo finale premton të jetë një nga më të veçantat.
