Në një njoftim të fundit, policia në Ferizaj ka bërë të ditur se ka ndaluar dy shoferë në rrugën ‘Brahim Ademi’ për zhvillimin e garave shpejtësie.
Shoferët, A.Q. (23 vjeç) dhe L.K. (19 vjeç), janë kapur në flagrancë duke drejtuar veturat e tyre me shpejtësi të lartë.
Si pasojë, ata janë gjobitur me 500 euro, 5 pikë negative dhe masa mbrojtëse të ndalimit të drejtës së tyre për 12 muaj.
Policia Rajonale në Ferizaj ka bërë thirrje për shmangien e garave të shpejtësisë për të parandaluar rreziqet në trafik.





