Një turisti amerikan rreth 24-vjeçar ka humbur jetën pas një vetaksidenti me motoçikletë katër-rrotëshe në Prevallë, ku trupi i tij i pajetë është nxjerrë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se u angazhuan njësi policore dhe ekipet e emergjencës për ndihmën në operacionin e nxjerrjes së trupit.
Hetimet vazhdojnë në bashkëpunim me prokurorin për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së rëndë.





