Nisur nga kjo e enjte, 10 prill 2026, qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt vendeve të hapësirës Schengen do të përballen me procedura të reja në kufi.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë njofton se hyn në funksion të plotë Sistemi Evropian i Hyrjes/Daljes (EES), një mekanizëm i ri elektronik i Bashkimi Evropian.
Autoritetet bëjnë me dije se sistemi do të vlejë për udhëtime afatshkurtra, deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore, pa ndryshuar rregullin ekzistues të qëndrimit.
Në hyrjen e parë pas 10 prillit, qytetarëve shqiptarë do t’u regjistrohen të dhënat e pasaportës, fotografia e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.
Ministria shqiptare paralajmëron se në fazën fillestare të zbatimit mund të ketë vonesa në aeroporte, porte dhe pika kufitare tokësore.
Ndërkohë, theksohet se nuk kërkohet aplikim paraprak për sistemin EES, pasi regjistrimi kryhet në momentin e kalimit kufitar.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë u bën thirrje qytetarëve të informohen paraprakisht mbi procedurat e reja dhe të planifikojnë udhëtimet duke marrë parasysh kohën shtesë për kontrollet kufitare.
