Punëtorët e një kompanie private shqiptare, të shoqëruar nga Policia e Kosovës, mbrëmjen e sotme kanë larguar flamujt serbë që ishin vendosur përgjatë rrugës kryesore në Graçanicë këtë mëngjes.
Siç raporton mediumi serb ‘Radio Kim’, flamujt e vjetër serbë u zëvendësuan me të rinj në shtyllat e ndriçimit, me urdhër të autoriteteve lokale.
Kryetari i Komunës së Graçanicës, Novak Zhiviq, konfirmoi se iniciativa për heqjen e flamujve erdhi nga ai dhe u realizua në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.
Ai gjithashtu njoftoi se do të paraqesë një propozim për vendosjen e flamujve serbë në Graçanicë për miratim në Kuvendin Komunal.
Aktualisht, ende nuk ka përgjigje zyrtare nga Policia e Kosovës për këtë çështje.
