Tronditja në Prishtinë: Familja Osmani në Sherre për Tokën e Tyre

16 ari tokë në mes të kryeqytetit, u bënë mollë sherri për familjen Osmani. 63 vjet më parë, gjyshin e tyre e kishte sjellë puna në kryeqytet, e më tutje jetën aty e vazhduan edhe nipat e tij.

Në vitin 1963, Faik Osmani nga Podujeva kishte qenë duke punar në ndërmarrjen shoqërore “Mekanizmi”.

E që të mos udhëtonte çdo ditë, ndërmarrja i kishte dhënë atij 16 ari tokë për t’u shpërngulur.


- Advertisement -

Për vite me radhë, familja Osmani jetoi e investoi në ndërtimin e shtëpive në atë parcelë që gjendet në rrugën “Tirana” në Prishtinë.

Djemtë e Osmanëve, të cilët kishin shkuar të jetonin në Zvicër, më 2004 u kthyen e filluan të ndërtonin shtëpitë në tokën ku ishin rritur.

Meqë, jetojnë në Zvicër, nipi i Faikut, Drenor Osmani, tani si 28-vjeçar kujton me nostalgji pushimet verore në atë vend, të cilat i kishin përjetuar çdo vit.

Ky vend e nostalgjia që ka, e bëjnë Drenorin tani 28-vjeçar që disa herë gjatë vitit të vijë të kalojë pushimet në Kosovë.

Pasardhësit e kësaj familje e dinin që ajo tokë nuk është e tyre, mirëpo po prisnin momentin që ta blinin atë nga AKP-ja.

Krejt kjo derisa një ditë në adresën e shtëpisë së familjes Osmani, erdhi një shkresë nga gjykata.

Një emër që nuk e kishin ndëgjuar kurrë më parë, po i akuzonte se shtëpia e tyre ishte ndërtuar në tokën e tij.

Ibrahim Svarça, një vit para padisë, kishte lidhur kontratë me një kompani serbe të quajtur “Gosha Group”, ku për vlerën 200 mijë euro kishte blerë 36 ari tokë.

I pakuptimtë, sipas 28-vjeçarit, qëndron fakti se ai tek në vitin 2014, tha se dikush ka ndërtuar shtëpi në pronën e tij, ndërsa ata jetojnë aty qysh para 63-vjetësh.

Faturat e pagesave të tatimeve, rrymës e çdo obligimi tjetër, sipas Osmanit janë dëshmi e jetesës së tyre ndër vite.

Se diçka nuk shkon me atë kontratë e blerje, 28-vjeçari thotë se e vërteton edhe fakti që AKP-ja ka ngritur padi kundër Ibrahim Svarçës, duke e quajtur të pavlefshëme atë kontratë.

Familja Osmani, ai thotë se janë të vetëdijshëm që toka nuk është e tyre, mirëpo krejt çka duan është që prona të kalojë tek AKP dhe ata të fillojnë negociatat me institucionin për të e blerë këtë tokë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *