Përpara gati katër viteve, Jeton Temaj u plagos rëndë në një incident që i kushtoi jetën.
Megjithatë, ende nuk dihet se si i janë shkaktuar ato lëndime fatale.
Në seancën gjyqësore të sotme, mjekoligjori zbuloi se plagët ishin shkaktuar me një mjet të fortë.
Megjithatë, dëshmitarët, të cilët ishin pranë viktimës në atë moment, thanë se nuk dinë se si i ka pësuar ato lëndime.





