Lazoi dhe Inter do të ndeshen sonte në finale të Kupës së Italisë.
Para fillimit të kësaj ndeshjeje, detaje për atmosferën në stadiumin “Olimpico” të Romës ka dhënë gazetari Engjëll Bërbatovci, në një paraqitje direkte për Klan Kosovën.
Ai ka thënë se gjatë ndeshjes pritet të ketë supriza nga të dy skuadrat dhe tifozëritë. “Jemi në Romë në stadiumin “Olimpico” për finalen e Kupës së Italisë mes Lazios dhe Interit. 70 mijë shikues do të jenë në një nga ngjarjet më të mëdha të futbollit Italian, ku sot do ta mësojmë fituesin e ri të kupës.” “Interi do të kërkojë trofeun e 10-të në Kupën e Italisë, ndërsa Lazio do të kërkojë të 8-tën.” “Pse Lazio vjen më e motivuar në këtë ndeshje është se nuk do të arrijnë të kualifikohen në garat evropiane përmes tabelës në Serie A dhe rruga e vetme për ta është për ta fituar Kupën e Italisë që do t’i çonte direkt në Europa Ligë.” “Interi do të jetë i motivuar për shkak se dëshiron t’i marrë dy trofetë italianë në shtëpi, pasi fitoi Serie A, do të kërkojë ta marrë edhe Kupën e Italisë.” “Nëse e fiton Interi do të bëhej skuadra e dytë më e trofeshme.”, ka raportuar gazetari Bërbatonci nga brenda stadiumit në kryeqytetin Italian.
Ndeshja Lazio-Inter do të fillojë nga ora 21:00. /Klankosova.tv
