Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur Malësinë e Madhe dhe Përmetin si shembuj të dukshëm të transformimit që ka ndodhur gjatë dekadës së fundit, duke i kthyer ato në destinacione tërheqëse për turizmin.
Në episodin e ri të podcast-it “Flasim”, ai ndau refleksionet e tij mbi ndryshimin e imazhit dhe potencialin e këtyre dy zonave.
Sipas Ramës, një dekadë më parë, këto dy zona perceptoheshin si vende të largëta, të papërshtatshme për vizita, ku qëndrimi i banorëve ishte i lidhur më shumë me rrethanat familjare sesa me mundësitë për një të ardhme më të mirë. “Sot janë dy destinacione të Shqipërisë së re, Shqipërisë tjetër që kemi ndërtuar me shumë mund ndërkohë që nga bulevardi i Tiranës shumëçka mbulohet me retë artificiale të kanaleve sociale dhe të ekraneve”, ka thënë Rama.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





