Drejtoria për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë (DSHPI) në Mitrovicë ka filluar punimet për ndërtimin e rrugëve në fshatin Tërstenë, që ndodhet në Shalën e Bajgorës.
Sipas njoftimit të drejtorit Naser Muja, këto punime realizohen në kuadër të projektit “Ndërtimi i rrugëve në Shalë të Bajgorës”.
Muja shprehu se qëllimi kryesor është asflatimi i rrugëve në këtë fshat, me qëllim që të përmirësohet infrastruktura dhe të lehtësohet qarkullimi për të gjithë banorët.
Nëpërmjet këtij projekti, synohet t’u ofrohet banorëve qasje më të lehtë në pronat e tyre dhe të krijohen kushte më të mira për jetesë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





