Tragjedi në Suharekë: Grua 43-vjeçare vdes pas konsumimit të preparateve kimike

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka humbur jetën një grua 43-vjeçare nga fshati Grejkovc i Suharekës.

Autoritetet kanë njoftuar se gruaja ishte dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore pas konsumimit të preparateve kimike, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Hetimet për rrethanat e vdekjes janë në proces nga autoritetet përkatëse.


- Advertisement -

- Advertisement -