Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku protagonistë ishin Alba Pollozhani dhe Labinot Rexha.
Debati nisi kur Labi u shpreh si një nga banorët më të fortë të këtij edicioni, por kjo deklaratë nuk u prit mirë nga Alba.
Ajo e kundërshtoi atë hapur dhe e akuzoi për mungesë sinqeriteti, duke e quajtur gënjeshtar për betimet e rreme.
Situata u bë më e ndjeshme pasi Alba përmendi fenë dhe librin e shenjtë, Kuranin.





