Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e sotme (e mërkurë) në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku protagonistë ishin Alba Pollozhani dhe Labinot Rexha.
Debatin nisi kur Labi tha se është banori më i fortë.
Alba reagoi menjëherë duke e kundërshtuar dhe duke e akuzuar për mungesë sinqeriteti, duke përmendur edhe fenë dhe Kuranin.
Situata u bë edhe më e ndjeshme pas akuzave të Albas për betime të rreme në fjalët e Labit.





