Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka raportuar se në fillimin e Vitit të Ri, ka pasur një rënie drastike të temperaturave.
Në Vërbicë e Zhegocit në Gjilan, u regjistrua temperatura më e ulët e ditës, -15°C.
Në vende si Brezovica dhe Podujeva, temperatura arriti deri në -13°C.
Njoftimi thotë: “Gjatë orëve të mëngjesit janë regjistruar temperatura minimale në disa zona të vendit.”





