Shpërthimi në bar në Zvicër: 40 viktima, 115 të plagosur, presidentja e Kosovës shpreh ngushëllime

Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe 115 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në barin ‘Le Constellation’ në një qendër skijimi në Zvicër.

Kështu ka konfirmuar komandanti i policisë Frederic Gisler, në një konferencë për media.

Në këtë konferencë, Gisler deklaroi se prioriteti gjatë ditëve në vijim është identifikimi i personave që kanë vdekur në mënyrë që trupat e tyre të mund të kthehen shpejt te familjet e tyre.


- Advertisement -

Gisler ndër të tjera tha se pret që midis viktimave të jenë disa shtetas të huaj.

Ai shtoi se zyrtarët janë në kontakt me familjet e viktimave dhe i mbajnë të përditësuara në kohë reale.

Prokuroria e përgjithshme Beatrice Pilloud, tha se zyrtarët do të hetojnë burimin e zjarrit, por paralajmëron: ‘Puna do të kërkojë kohë’.

Ajo thekson se janë paraqitur ‘disa hipoteza’ për shkakun e flakëve dhe teoria më e bazuar për momentin është ‘zjarr i përgjithshëm’.

Prokurorja e përgjithshme thotë se janë intervistuar shumë dëshmitarë dhe shton se telefonat që u gjetën do të analizohen. ‘Institutit mjeko-ligjor në Cyrih i është dhënë tashmë një mandat për të kryer një hetim për të përcaktuar shkakun e zjarrit’, thotë ajo.

Për këtë rast tragjik, ngushëllime ka shprehur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.


- Advertisement -