Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ndodhet në një moment historik transformimi. Investimet tejkalojnë 500 milionë euro për ta bërë këtë ndërmarrje moderne, të qëndrueshme dhe në përputhje të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.
KEK-u po forcon themelet e energjisë së të ardhmes, duke prodhuar me kapacitetin maksimal të saj, me 5 njësi gjeneruese. Kurti gjithashtu theksoi projektet e ardhshme për fuqizimin e KEK-ut.
Falënderoi punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut për profesionalizmin dhe kontributin e tyre në këto projekte transformuese.





