Sunny Hill Festival: Katy Perry dhe Lewis Capaldi në skenën e muzikës në Kosovë

Pritja për mijëra adhurues të muzikës ka përfunduar, pasi Sunny Hill Festival hap sonte siparin e edicionit të sivjetmë në Kosovë.

Nata e parë do të mbushet me performanca të artistëve shqiptarë si Dhurata Dora, Sahat, La Fazani dhe emra të tjerë të njohur.

Kulmi i mbrëmjes pritet të jetë paraqitja e Katy Perry në orën 22:30, e cila do të sjellë një spektakël të paharrueshëm me hitet e saja të njohura.


- Advertisement -

Festivali do të vazhdojë me Lewis Capaldi në natën e dytë dhe mbyllet me performancën e Martin Garrix në fundjavë.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -