Albin Kurti nderon nisjen e Sunny Hill Festival nga Dua Lipa në një postim të veçantë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka kushtuar një postim në rrjetin social X (ish-Twitter) artistes me famë botërore, Dua Lipa, me rastin e nisjes së edicionit të sivjetmë të Sunny Hill Festival.

Përmes postimit të tij, Kurti vlerësoi rëndësinë që festivali ka fituar ndër vite për skenën kulturore të Kosovës, duke theksuar se ai tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në vend.

Edicioni i sivjetmë i Sunny Hill Festival nis sot dhe do të zgjasë deri të dielën, duke sjellë në Prishtinë mijëra vizitorë nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës.


- Advertisement -

Në skenën kryesore të festivalit do të ngjiten disa prej emrave më të njohur të muzikës ndërkombëtare.

Katy Perry do të performojë në natën e parë, Lewis Capaldi do të jetë ylli kryesor i natës së dytë, ndërsa festivali do të mbyllet me performancën e superyllit të muzikës elektronike, Martin Garrix.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -