Lumir Abdixhiku dhe sfidat për LDK-në: Ndryshimet brenda subjektit politik dhe mundësitë e bashkëqeverisjes me Vetëvendosjen

Profesori, Fadil Maloku, vlerëson se përfundimi i Kuvendit të LDK-së ishte pozitiv për partinë, ndërsa ka vlerësuar se sfida kryesore tani mbetet aftësia e liderit Lumir Abdixhiku për të bashkuar grupin brenda subjektit politik.

Maloku u shpreh se brenda LDK-së ka pasur një tendencë për ndryshim, por jo në nivelin e një puçi politik.

Sipas Malokut, LDK-ja ka një mundësi reale për të hyrë në një aleancë me Lëvizjen Vetëvendosje.


- Advertisement -

Megjithatë, ai theksoi se çështja e presidentit mbetet pika kryesore e paqartë në këtë skenar të mundshëm bashkëqeverisës. ‘Sipas gjykimit tim është bërë mirë që përfundoi Kuvendi i LDK-së ashtu siç përfundoi.

Por, nëse Lumir Abdixhiku si lider i konfirmuar tashmë nuk arrin të afrojë grupin për shkak se është e logjikshme që çdo subjekt politik e çdo lider politik në kuadër të projeksioneve të veta për partinë, për shtetin e kombin e ka një plan dhe duhet t’i ketë njerëzit ose grupin i cili e zbaton atë dhe tash kjo është një dilemë – në rast se arrin me rikomponu këtë grupin i cili është i fragmentarizuar dhe nuk mund ta quajmë as puç, por njëfarë tendence për me ndryshu diçka por dështuan.

Mendoj që LDK-ja ka shansin dhe po duket se do të hyjë në aleancë me Vetëvendosjen.

Por, e vetmja dilemë mbetet çfarë do të bëjnë kur të vijë koha e presidentit’, u shpreh Maloku.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -