Shqip Up Comedy Festival 2023: Line-up-i i artistëve zbulohet për edicionin e pestë

Edicioni i pestë i ‘Shqip Up Comedy Festival’ po merr formë me zbulimin e katër prej pesë artistëve që do të performojnë në Cyrih.

T-Romino, Lulzim Bucolli, Drilona dhe Luan Comedy janë emrat e parë të konfirmuar për këtë festival të humorit.

Mbrëmja e festivalit pritet të jetë e mbushur me humor dhe të qeshura në Stadthalle Dietikon më 31 tetor.


- Advertisement -

Biletat do të dalin në shitje më 26 gusht për të siguruar një vend në këtë event të veçantë për komunitetin shqiptar në Zvicër.

Festivali do të vazhdojë më pas edhe në Frankfurt, Gjermani.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -