OVL e UÇK-së mbështet propozimin për Thaçin si President: Garanci për të ardhmen e Kosovës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mbështetje për propozimin e ish-komandantit të UÇK-së dhe ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, që Hashim Thaçi të rimarrë mandatin nga Kuvendi i Kosovës dhe të zgjidhet President me t’u kthyer në Kosovë.

OVL e UÇK-së thekson se propozimi mbart peshë kombëtare dhe institucionale dhe i shërben frymës unifikuese në vend.

Roli i Hashim Thaçit në shërbim të luftës çlirimtare dhe më pas përgjegjësitë institucionale janë garanci për ecjen përpara të Kosovës në krah me aleatët tanë strategjikë.


- Advertisement -

Kthimi i tij duhet pritur me dinjitet institucional dhe me zgjidhje të ligjshme, që nuk lejon që vakuumi i tanishëm institucional ta mbajë Kosovën peng dhe ta shpie në drejtim të gabuar.

Institucionet dhe forcat politike duhet ta shqyrtojnë seriozisht këtë propozim, përtej ndasive partiake.

Kosova ka nevojë që të mbizotërojë interesi kombëtar, dinjiteti dhe siguria e shtetit, duke respektuar ata që luftuan për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -