Ish-banorët e ‘Big Brother VIP Albania 5’, Brikena Selmani dhe Mateo Borri, po e vazhdojnë romancën e tyre edhe pas përfundimit të reality-show-t. Çifti ka zgjedhur ditët e nxehta të verës për të kaluar kohë së bashku në bregdet, ndërsa përmes rrjeteve sociale kanë ndarë disa momente nga pushimet e tyre.
Mateo duket mjaft i dashur me partneren e tij, duke mos i kursyer puthjet dhe përqafimet gjatë qëndrimit të tyre në plazh.
Përkundrazi, Brikena dhe Mateo kanë vijuar të shfaqen bashkë edhe pas daljes nga shtëpia, ndërsa pushimet e fundit duket se janë një tjetër dëshmi se romanca e tyre vazhdon edhe jashtë kamerave të ‘BBVA’.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





