Shkarkimi i Blerim Isufajt nga Pozita e Kryeprokurorit: Arsyet dhe Pasojat

Në një dokument prej 9 faqesh, është arsyetuar vendimi për shkarkimin e Blerim Isufajt nga pozita e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, gjatë javës së kaluar, mori këtë vendim duke theksuar se Isufaj kishte keqmenaxhuar institucionin dhe kishte dështuar në përmbushjen e detyrave të tij si Kryeprokuror.

Një nga kritikat kryesore të KPK-së ishte se Isufaj kishte mundësuar ndikimin e tij në disa raste hetimi pasi nuk kishte zbatuar ndarjen elektronike të lëndëve mes prokurorëve. “Ndarja elektronike dhe e rastësishme e lëndëve nuk është çështje teknike.


- Advertisement -

Ajo është garanci institucionale që asnjë person, përfshirë vetë kryeprokurorin, të mos përcaktojë se cili prokuror do të veprojë në cilën lëndë.

Rreziku që kjo garanci synon të parandalojë është më i rëndë në Prokurorinë Speciale se kudo tjetër, sepse kjo prokurori ka juridiksion mbi korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar, ku kontrolli mbi caktimin e prokurorit mund të ndikojë drejtpërdrejt në drejtimin dhe rezultatin e hetimit.

Duke e mbajtur ndarjen e lëndëve nën kontroll të drejtpërdrejt njerëzor, pa kritere objektive dhe pa arsyetim, Blerim Isufaj ka cenuar parimet e paanshmërisë, transparencës dhe integritetit institucional, si dhe detyrimin për ushtrimin efikas dhe efektiv të funksioneve sipas nenit 7 të Ligjit Nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit.” Isufaj ende nuk ka ofruar një reagim publik, megjithatë, Dukagjini ka arritur të bisedojë me të, dhe ai ka shprehur se është duke shqyrtuar çështjen e ankesës, por ende nuk ka marrë një vendim.

Isufaj, i cili ishte në këtë pozitë që nga viti 2019, tani do të vazhdojë si prokuror special. “Sikurse është bërë e ditur në komunikatën e Këshillit Prokurorial të Kosovës, të datës 02.10.26, z.Blerim Isufaj do ta ushtrojë funksionin e prokurorit në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.” Nga ana tjetër, Këshilli Prokurorial ende nuk ka vendosur se kur do të shpallë konkurs për këtë pozitë. “Çështja e hapjes së konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) nuk ka qenë pjesë e rendit të ditës së takimit të jashtëzakonshëm të Këshillit Prokurorial të Kosovës, kurse sa i përket konkursit për pozitën e Kryeprokurorit të PSRK-së, ai do të hapet në përputhje me procedurat dhe afatet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi dhe aktet përkatëse të KPK-së.” Shkarkimin e Isufajt, në Institutin e Kosovës për Drejtësi e vlerësojnë të ngutshëm, por edhe të mundshëm për tu ndryshuar nga Gjykata Administrative ose ajo Supreme. “Vet fakti që kryeministri Kurti, LVV-ja partia në pushtet vazhdimisht ka shprehur reagime, ku nuk janë pajtuar që i njëjti nuk duhet të jetë kryeprokuror i shtetit apo të jetë në Prokurorinë Speciale na bën të mendojmë se KPK-ja duhet ti kishte parasysh, sepse vendimmarrja po ndërlidhet me këto dhe po perceptohet sikur kemi një koordinim mes KPK-së dhe partisë në pushtet,” ka thënë Ehat Miftaraj për RTVDuakgjini.

Para shkarkimit të Isufajt, anëtarët e KPK-së kishin pasur një përplasje të ashpër gjatë mbledhjes në të cilën Blerim Isufaj raportoi për punën e Prokurorisë Speciale.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *