Shefqet Hoxha – Sheki bëhet pjesë e Big Brother VIP Kosova 5

Pak ditë më parë, Shefqet Hoxha, i njohur si Sheki, konfirmoi në një intervistë për ATV se do të jetë pjesë e edicionit të pestë të Big Brother VIP Kosova.

Ai shpjegoi se një nga arsyet kryesore që e bindi të pranojë ofertën ishte kushtet financiare, pasi pjesëmarrësit paguhen çdo javë.

Sheki theksoi se vitin e kaluar kishte marrë një ftesë, por nuk kishte arritur marrëveshje me produksionin, ndërsa këtë vit palët gjetën një gjuhë të përbashkët për të vazhduar.


- Advertisement -

Ai gjithashtu shprehu se nuk i ka ndjekur episodet e formatit dhe se nuk e di se sa gjatë do të qëndrojë në shtëpi.

Pas këtyre deklaratave, Sheki bëri një reagim tjetër që ngjalli kureshtje.

Në rrjetet sociale, ai shkroi: “Mos u mërzitni se sapo më lajmëruan që më paskan suspenduar, mu për këtë intervistë.” Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -