Serbia arreston shtetasin e Kosovës për krime lufte në vitin 1999

Serbia ka arrestuar një person nën dyshime për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë më 1999, tha ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq.

I arrestuari, ndaj të cilit është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, është identifikuar me inicialet D.M., 47 vjeç.

Sipas Daçiqit, ai është arrestuar në pikën kufitare të Batrovcit.


- Advertisement -

Ndonëse Daçiq e identifikoi të arrestuarin vetëm me iniciale, një ditë më parë, avokati nga Kosova, Arianit Koci, njoftoi se autoritetet serbe kishin ndaluar Dugagjin Maxhunin nga Beci i Gjakovës, i moshës 47-vjeçare.

Sipas tij, ai u ndalua në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë, dhe pas disa orësh verifikim, familjarët janë njoftuar se ai është transferuar në Beograd dhe se procedurat ndaj tij ishin duke vazhduar.

Daçiq tha se ndaj D.M. fillimisht u caktua masa e ndalimit prej 48 orësh dhe kallëzimi penal ndaj tij më pas u dërgua në Prokurorinë serbe për Krime Lufte.

Ky është arrestimi i dytë gjatë gushtit që Serbia bën për krime të pretenduara të luftës në Kosovë.

Më 2 gusht, një burrë u arrestua në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.

Avokati Koci tha se bëhej fjalë për shtetasin e Kosovës, Mentor Mustafa, 44 vjeç nga Novobërda.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *