Komuna e Prishtinës është përgjigjur pas konferencës së Lëvizjes Vetëvendosje, duke sqaruar se askujt nuk i është refuzuar qasja në dokumentacionin e katër rasteve të legalizimit.
Pretendimet se është refuzuar qasja janë dezinformim, thuhet në reagimin e Komunës.
Dosjet përmbajnë të dhëna personale dhe private të personave fizikë, të cilat nuk mund të shpërndahen kundër ligjit.
Komuna ka deklaruar se do të vazhdojë të zbatojë ligjin dhe të garantojë transparencën, duke mbrojtur të drejtat e qytetarëve.
Inkurajohet që për çdo pretendim të drejtohen institucioneve kompetente, ndërsa Komuna deklaron se është gatshme të bashkëpunojë plotësisht me organet e drejtësisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info





