Senatorja amerikane Joni Ernst ka përfunduar vizitën e saj në Kosovë, gjatë së cilës zhvilloi takime me liderët qeveritarë kosovarë dhe vizitoi pjesëtarët amerikanë të pranishëm në kuadër të misionit të KFOR-it.
Sipas Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Ernst gjatë vizitës përshëndeti trupat nga Ioëa në Camp Film City, ndërsa vizitoi edhe Kampin Bondsteel, ku u takua me pjesëtarë të Komandës Rajonale të KFOR-it Lindje dhe Grupit Mbështetës të Zonës-Ballkan.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, senatorja Ernst u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritës dhe Medaljen për Shërbim të Dalluar.
Ambasada amerikane theksoi se angazhimet e saj gjatë vizitës ofruan një pasqyrë të vlefshme mbi dinamikat aktuale në Kosovë dhe nënvizuan rëndësinë e një marrëdhënieje konstruktive ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




