Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, dhe bashkëshorti i saj, Valon Vataj, kanë përjetuar një nga momentet më të veçanta të jetës së tyre, duke u bërë prindër për herë të parë. Çifti ka mirëpritur sot në jetë një djalë, i cili erdhi në jetë në orën 06:33 të mëngjesit, me peshë 3675 gramë dhe gjatësi 56 centimetra.
Lajmin e ëmbël e kanë ndarë vetë Albina dhe Valoni me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, duke publikuar edhe kartelën e lindjes dhe një fotografi të dorës së vogëlushit.
Përmes këtij postimi, çifti shprehu mirënjohjen për ardhjen në jetë të djalit, duke ndarë edhe një lutje për të ardhmen e tij. ‘Trimi jonë!
Faleminderit Zotit që na bekoi me një djalë.
Lusim Zotin që të rritet me shëndet, me gjitha të mirat, të bëhet fëmijë i mbarë dhe të na bëjë gjithmonë krenarë.
Mirë se erdhe në jetën tonë, Trim Vataj!’, kanë shkruar çifti në mbishkrimin e fotografisë.
Për vogëlushin, Albina dhe Valoni kanë zgjedhur një emër të bukur dhe tradicional shqiptar – Trim.
Emri mbart një simbolikë të veçantë, pasi lidhet me guximin, forcën e karakterit dhe qëndresën.
Zgjedhja duket si një urim i prindërve që i biri të rritet i fortë, i guximshëm dhe me dinjitet përgjatë rrugëtimit të tij në jetë.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com





