Selin Bollati flet hapur për marrëdhënien me DJ Gimbon: ‘Gëzojmë një lidhje të shëndetshme’

Selin Bollati ka folur hapur për marrëdhënien e saj me DJ Gimbon, me të cilin nisi romancën gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Albania 5.

E tregoi në emisionin “Pushime on Top” se lidhja e tyre është ndërtuar mbi mirëkuptim, ndryshe nga marrëdhëniet tipike të brezit të tyre. “Ne nuk e kemi trajtuar kurrë marrëdhënien si dy të dashur në kuptimin klasik.

Për fatin tonë të mirë, gëzojmë një marrëdhënie shumë të shëndetshme.


- Advertisement -

E kemi thënë edhe më parë, edhe pse është keqinterpretuar nga publiku”, u shpreh Selin.

Ajo shtoi se mënyra se si e kanë ndërtuar lidhjen i dallon nga bashkëmoshatarët e tyre. “Ne nuk i përkasim gjeneratës sonë për mënyrën se si e kemi ndërtuar marrëdhënien, sepse gjenerata jonë është shumë e komplikuar, sidomos kur bëhet fjalë për lidhjet në çift.

Por ne jemi mirë”, tha ajo.

Duke folur për bashkëjetesën, Selini e komentoi me humor partnerin e saj, duke thënë se deri më tani gjithçka po shkon mirë, megjithëse pranoi se DJ Gimbo nuk është natyrë shumë korrekte në përditshmëri.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com


- Advertisement -