Vjedhja e pllakës përkujtimore në Rahovec: OSBE-ja dënon aktin e vandalizmit

Një pllakë përkujtimore dyshohet se është vjedhur nga persona të panjohur në Rahovec.

Rasti në Polici u raportua më 27 korrik 2026, raporton Zeri.info.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar heqjen e pllakës përkujtimore që u kushtohej dy gazetarëve serbë, Duro Slavuj dhe Ranko Pereniq, të cilët u zhdukën në vitin 1998. “Vandalizmi i përsëritur i këtij memoriali është thellësisht shqetësues.


- Advertisement -

Memorialet që nderojnë viktimat dhe personat e zhdukur duhet të respektohen dhe të ruhen”, thuhet në reagim.

OSBE-ja u bën thirrje autoriteteve përkatëse të kryejnë hetimet sa më shpejt dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -