Një pllakë përkujtimore dyshohet se është vjedhur nga persona të panjohur në Rahovec.
Rasti në Polici u raportua me datë 27 korrik 2026, raporton Zeri.info.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka dënuar heqjen e pllakës përkujtimore që i kushtohej dy gazetarëve serb, Duro Slavuj dhe Ranko Pereniq, të cilët u zhduken në vitin 1998. “Vandalizmi i përsëritur i këtij memoriali është thellësisht shqetësues.
Memorialet që nderojnë viktimat dhe personat e zhdukur duhet të respektohen dhe të ruhen”, thuhet në reagim.
OSBE-ja u bën thirrje autoriteteve përkatëse që të kryejnë hetimet sa më shpejtë dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info




