Seanca konstituive në Kuvendin e Kosovës: Shkelje e rregullores për Avni Deharin

Seanca konstituive të shtunën, u ndërprë sërish në mesditë.

Në këtë formë, mesditën e së hënës, u bën plot 48 orë nga ky moment.

E brenda këtij afati kohor, njohësit e punës së Kuvendit, vlerësojnë se kryesuesi Avni Dehari, do duhej të mblidhte sërish deputetët.


- Advertisement -

Por, një gjë e tillë nuk ndodhi, prandaj kjo po cilësohet si shkelje e rregullores së Kuvendit.

Në këtë situatë, sipas tij, reagimi do duhej të vinte edhe nga deputetët e partive opozitare.

Për ta tejkaluar këtë situatë, e rëndësishme po konsiderohet që partitë opozitare t’iu drejtohen Gjykatës Kushtetuese.

Ndryshe, nga PDK-ja ditë më parë është njoftuar se brenda afatit 8 ditor do ta shqyrtojnë mundësinë që t’i drejtohen Kushtetueses.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *