Gjykata Supreme e Kosovës refuzon kërkesën e Vetëvendosjes për çmimet e reja të biletave të trafikut urban në Prishtinë

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën e grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për vendosjen e masës së përkohshme ndaj vendimit të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për çmimoren e re të biletave të trafikut urban.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Rama përmes një postimi në Facebook, ku ka reaguar ashpër ndaj anëtarëve të Vetëvendosjes në Prishtinë. “Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje!

Po e ripërsëris, përveç që jeni dashakëqij, jeni edhe të padijshëm!”, ka shkruar Rama.


- Advertisement -

Vetëvendosje në Prishtinë kishte parashtruar padi në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin për rritjen e çmimit të biletave të transportit publik në kryeqytet.

Sipas pretendimeve të kësaj partie, kryetari i Komunës nuk ka kompetencë ligjore për të përcaktuar çmimin e biletave të transportit publik.

Për këtë arsye, asambleistët e Vetëvendosjes kishin kërkuar edhe vendosjen e një mase të përkohshme ndaj vendimit.

Me refuzimin e kërkesës për masën e përkohshme, Gjykata Supreme nuk e ka pezulluar zbatimin e vendimit të Komunës së Prishtinës për çmimet e reja të biletave.

Burimi origjinal i informacionit: zeri .info


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *