Safet Gërxhaliu shprehet për fatin e projektit ‘The Prishtina Film City’

Ekonomisti dhe ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka shprehur shqetësime lidhur me fatin e projektit ‘The Prishtina Film City’, duke theksuar se ky projekt po përballet me rrezik serioz për dështim në Kosovë.

Gërxhaliu ka vlerësuar se projekti paraqet një test për mënyrën se si vendi trajton investimet e huaja dhe idetë transformuese zhvillimore.

Ai ka thënë se ndërtimi i kompleksit prej 65 hektarësh në Prishtinë, me studio filmike dhe infrastrukturë të modeluar sipas industrisë amerikane të filmit, do të poziciononte Kosovën në hartën globale të industrisë kreative.


- Advertisement -

Projekti parashikon rreth 3 mijë vende pune direkte, duke ofruar një shans të madh për punësim në një ekonomi si ajo e Kosovës.

Megjithatë, Gërxhaliu ka shprehur dyshime për kapacitetin institucional të vendit për ta realizuar një projekt të tillë, duke theksuar se pa studime të pavarura fizibiliteti dhe siguri të investitorëve, projekti rrezikon të mbetet në nivel koncepti.

Ai gjithashtu ka përmendur rëndësinë e diplomacisë kulturore dhe potencialin që ka Kosova në këtë drejtim, duke sjellë si shembuj vizitat e personaliteteve ndërkombëtare si Gérard Depardieu, Maria Grazia Cucinotta, Tony Robinson, William Baldwin, Denis O’Hare dhe Louis Mandylor.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *