Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka vlerësuar përparimin e situatës së sigurisë në Kosovë, duke e cilësuar vendin si një partner të rëndësishëm të Aleancës.
Ai theksoi se fokusi aktual i NATO-s mbetet ruajtja e stabilitetit dhe garantimi i një pranie efektive të misionit paqeruajtës të KFOR-it.
Rutte tha se statusi i Kosovës paraqet një sfidë për shkak se disa vende anëtare të NATO-s ende nuk e njohin pavarësinë e saj.
Gjatë takimit të ministrave të mbrojtjes së NATO-s, ai theksoi se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm dhe numri i trupave të KFOR-it do të rikthehet në nivelet para vitit 2023.
Në Kosovë janë të dislokuar rreth 4.700 ushtarë të KFOR-it, ndërsa prania e misionit pritet të mbetet e konsiderueshme, me rreth 3.000 deri në 3.500 trupa.
KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri.info






