Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, ka tërhequr vëmendje të madhe ditët e fundit pasi shpalli sfidën e tij personale, ku fituesi do të shpërblehet me plot 100 mijë euro.
Nisma e artistit ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, me mijëra ndjekës që kanë komentuar dhe janë bërë pjesë e garës.
Megjithatë, jo të gjithë janë bindur se bëhet fjalë për një shpërblim real.
Në mesin e komenteve ka spikatur reagimi i një ndjekësi, i cili e akuzoi këngëtarin se po mashtronte publikun. “MOS i rrej njerzi për 100k se gjynah”, i shkroi ai Butrintit.
Por artisti nuk e la pa përgjigje këtë koment, duke reaguar menjëherë me një replike që mori vëmendjen e fansave. “Ti nashta ke besu n’babadimer si fmi tani t’ka met n’kry qe krejt senet n’jete jone rren, ama ke me pa kismet me 3 Korrik”, iu përgjigj Butrinti.
Me këtë koment, këngëtari ka lënë të kuptohet se gjithçka rreth sfidës është e vërtetë dhe se më 3 korrik do të bëhet e ditur edhe identiteti i fituesit të shumës prej 100 mijë eurosh.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi.com






